• Zgjedhjet 2010
  • Njoftime
  • Publikime
    • Qendrat e votimit në Komunën e Lipjanit
    • Kandidatet për deputet
    • Prezentim i kandidateve për deputet nga komuna e Lipjanit
    • Broshura për zgjedhje
  • Legjislacioni
    • Zgjedhjet lokale
    • Zgjedhjet nacionale
KANDIDATËT PËR DEPUTET  NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA KOMUNA E LIPJANIT PËR ZGJEDHJET 2010
Picture

KANDIDATET NGA PDK-ja

Arsim Bajrami:
Picture
  lindi më 19 mars 1960 në fshatin Medvec, komuna e Lypjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mesëm në Lypjan. Studimet universitare në drejtësi i përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1983, gjatë të cilave ishte bursist i Universitetit të Prishtinës dhe laureat i çmimit "Student i Dalluar".Në vitin 1985, z. Bajrami mbaroi studimet pasuniversitare në fushën e së drejtës kushtetuese për t'u pranuar më pas asistent për lëndën "E drejta kushtetuese" dhe "Sistemi politik" në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet e doktoratës në temën "Aspekti normativ i mëvetësisë së Kosovës në periudhën 1945-1994" i përfundoi me sukses të dalluar në vitin 1996.
Krahas shkollimit dhe angazhimit si mësimdhënës e ligjërues, z. Bajrami u specializua në disa qendra universitare botërore (SHBA, Britani të Madhe, Itali, Hungari, Gjermani etj.) dhe ka qenë pjesëmarrës i një varg simpoziumesh shkencore dhe konferencash ndërkombëtare.
Megjithëse krijimtaria e z. Bajrami shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në fushën juridike-kushtetuese, angazhimi dhe përvoja si konstitucionalit (duke qenë bashkëhartues i katër kushtetutave nacionale) përbëjnë një ndër pikat kulminante që e
profilizon veprimtarinë e tij.
Krahas angazhimeve akademike dhe profesionale, z. Bajrami ka ushtruar edhe funksione të rëndësishme publike dhe shoqërore në Kosovë, nga të cilat do veçoheshin angazhimi i tij si ekspert ligjor në delegacionin kosovar në Rambuje, Francë (1998), zv. ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (1999), deputet në Kuvendin e Kosovës (2001) dhe Rektor i Universitetit të Prishtinës (2004).
Ministër Bajrami është autor i dhjetëra librave universitarë dhe punimeve shkencore në fushën e së drejtës kushtetuese dhe sistemeve të krahasuara të qeverisjes. Z. Bajrami ka dy fëmijë dhe jeton në Prishtinë.


Picture
Fitim Selimi
 U  lind  në  fshatin Banullë të Lipjanit  më 30.11.1960. Shkollën fillore  e kreu në vendlindje  ndërsa  Gjimnazin  në Lypjan. Më 1978 fillon studimet ne Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Për shkak te angazhimeve kombëtare disa  herë arrestohet  nga pushteti okupues  serb. Arrinë të iu rikthehet  studimeve  për ti përfunduar ato më 1993. Në këtë periudhë angazhohet  në aktivitete  humanitare  shëndetësore  si dhe në ato politike e kombëtare  në funksion të sistemit  të pavarur shtetëror të Kosovës. Me fillimin  e lëvizjeve  të armatosura  për çlirim, angazhohet  në radhët  e UÇK-së, fillimisht  si gjithë ushtarët, për  tu profilizuar në  drejtimin e institucioneve shëndetësore  në kuadër  të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës. Në këtë kohë kryen funksionin  e  Shefit te  Sektorit  te Shëndetësisë për Brigadën 121 “ Kumanova”    pastaj edhe funksionin  e përgjegjësit  të Sektorit të Shëndetësisë pranë Shtabit te Përgjithshëm të UÇK-së. Në mbarim të luftës çlirimtare  më  1999 angazhohet   në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës  në funksionin e  Drejtorit të Drejtorisë së Spitaleve. Më 2000  në kuadër të Institucioneve të Përkohshme vetëqeverisëse të Kosovës,  nga kryeadministratori i atëhershëm  Bernard Kushner emërohet në cilësinë e Drejtorit Regjional për Shëndetësi në regjionin e Prishtinës. Në këtë periudhë  vazhdon  punën  në QKUK, në arritjen  e përvojës  profesionale  specialistike  në Kirurgjinë e Krahërorit. Më 2003 mbaron specializimin  nga kirurgjia torakale dhe krijon marrëdhënie të rregullt pune  specialist i kirurgjisë torakale  në Departamentin përkatës ne QKUK. Njëkohësisht vijon edhe studimet postdiplomike  në lëmin e kirurgjisë. Gjatë kësaj kohe gjithashtu merr  pjesë aktive  në aktivitete  shkencore  brenda  dhe jashtë vendit  ku për temë trajtimi ishin çështjet  profesionale  nga  lëmi i kirurgjisë. Gjithashtu  prezantohet  si autor  dhe koautor  me një numër  punimesh të kësaj natyre. Kryen funksione  në udhëheqjen komunale   në Lypjan.  Aktualisht   kryen funksionin e Shefit të  repartit  Klinik  të Kirurgjisë  Torakale në Klinikën e Kirurgjisë  të QKUK-së.  Është anëtar i Shoqatës së Mjekëve të Republikës së Kosovës  dhe Shoqatës së Kirurgëve  Torakal  të Evropës.
Picture

Ramë Buja

 I lindur më 05.12.1958 në Bujan (Lipjan).I martuar, baba i 3 fëmijëve
Arsimimi Doktor i Shkencave Politike (Universiteti i Prishtinës, shkurt 2006); , Magjistër i Shkencave Juridike (Universiteti i Prishtinës, mars 2004); Ekonomist i diplomuar (Universiteti i Prishtinës, korrik 1993); Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe (Universiteti i Prishtinës, shkurt,1990); Shkolla e Mesme Teknike, (Lipjan, qershor, 1977). Deputet dhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Legjislatura II, nga nëntori, 2004); Këshilltar politik në Ministrinë e Shërbimeve Publike (mars 2003 - tetor 2004); Bashkëdrejtues i Departamentit të Pushtetit Lokal (shkurt 2000 - korrik 2000); Ministër në Ministrinë e Pushtetit Lokal (Qeveria e Përkohshme, prill 1999 – shkurt 2000 ); Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe anëtar i Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së (nëntor 1998 – prill 1999); Kryeshef i Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe Administrim Civil në SHP të UÇK-së (qershor 1998 – prill 1999); Anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (shkurt, mars 1999); Ka punuar arsimtar në Shkollën e Mesme Profesionale, në Shtime, ligjërues në Universitetin AAB, në Prishtinë, në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave Sociale „FAMA“, në Prishtinë, në Akademia Diplomatike Shqiptare, në Tiranë dhe në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave Sociale, në Prishtinë (bashkëpunëtor shkencor). Është anëtar i NISPAcce – Network of Institut and Schools Publik Administration (Rrjeti i Instituteve dhe Shkollave Administratës Publike të Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore.

Picture

KANDIDATET NGA LDK-ja

.
Picture
Naser Osmani
Arsimimi dhe aftësimi:Ekonomist i Diplomuar
Drejtimi Financiar -  tema: Buxhet Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomi
1990 – 1992 Anëtar i kryesis se Forumit Rinor - Lipjan
1993 – 2000N/Kryetar i keshillit qendror per financim te Kosoves
1996 – 2002 Antar i kryesis se LDK ne Lipjan
1998Deputet i Parlamentit te Republikes se Kosoves
2002 - Vazhdon Kryetar i deges se LDK-se ne Lipjan
 2002 vazhdon Antar i Kshillit te pergjithshem te LDK-se
2004 - 2007 Deputet i Parlamentit te Kosoves
Kryetar i Komisionit per Buxhet dhe Financa
2007 - 2010 Deputet i Parlamentit te Kosoves
N/Kryetar i Komisionit per Buxhet edhe Financa
2006 - vazhdon Antar I kryesis qendrore te LDK-se
2000 – 2004 Menaxher i Projekteve Unioni i Fondeve për Rindertimin e Kosovës - UFORK
Nuk i ka derguar prezentimin
Picture
Naser Sopjani
 I lindur me 01.01.1960  ne fshatin  sllovi , komuna e Lipjanit, I martuar baba I tre femijve , 

Shkollimi teknik I turizmit, Biznismen, Ne vitn 1990  themelues dhe pronar I kompanis  ARAGONIT   Sllovi Lipjan
 Antar I LDK- se qe nga themelimi ,
Antar kryesis se nendeges ne fshatin Sllovi qe nga viti 1990,
Nga viti 1993 Antar I kshillit komunal per financim Lipjan
Nga viti 1998 nenkryetar I nendeges se LDK- se , ne Sllovi
Qe nga Dhjetori I vitit 1999 ushtrues detyre I Kryetarit te Nendeges ne Sllovi,
Antar I kryesis se deges se LDK – se ne lipjan nga viti 2002,
Nga viti 2006 nenkryetar I deges se LDK –se ne lipjan, ku edhe ne kuvendin e 7 zghedhor te LDK se, jam rizgjezh te njeten funksion.
Nga zhedhjet e vitit 2000 antar I kuvendit komunal ne lipjan, dhe antar I komitetit per politik dhe financa , ne te kater mandatet.

Picture
Sefer Tasholli
I lindur në Gadime të Ulët, Komuna e Lipjanit  më 20.10.1956
1971-Shkolla fillore ’’Zenel Hajdini ‘’ Gadime,Lipjan
1975-Shkolla e mesme teknike ‘’ Nikolla  Teslla’’-  Ferizaj
1981 - Fakulteti i Makinerisë, Dega e Prodhimit, Inxhinier i Diplomuar i Makinerisë,  Universiteti i Prishtinës  
Përvoja profesionale:
1978 -1979 Profesor i lëndëve teknike, Shkolla e Mesme Teknike “Nikolla Teslla” Ferizaj
1980 – 1981 Profesor i lëndeve teknike, Shkolla e Mesme Profesionale, Lipjan
1982 – 1986 Drejtor i Mirëmbajtjes në MIM “Golesh’’- Magure
1986 – 1990 Udhëheqës Teknik në FV “Termovent” Lipjan
1990 – 1995 Drejtor në NPPT “ Bereqeti” - Sllovi
1999 – 2001 Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Rindërtim, KK Lipjan
2004  – 2007 Drejtor i Departamentit të Shërbimeve Publike, KK Lipjan 
2008-2010 Këshilltar Politik I Ministrit në Ministrinë për  Tregti dhe Industri
Aktivitete tjera publike:
1993 -1999 Anëtar i Këshillit Komunal për Financim të Kosovës
1998 – 1999 Kryetar i Këshillit Komunal për Emergjencë ( KKE)
2002 – 2004 Këshilltar  Komunal, KK Lipjan
2007-2009 Këshilltar Komunal dhe shef i Grupit Parlamentar të LDK-së ,  KK Lipjan Aktualisht, Këshilltar i Asamblesë Komunale, dhe shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, KK Lipjan
Nënkryetar i Degës së LDK-së, Lipjan 
Aktivitete tjera:
2005 Anëtar i Bordit Mbikëqyrës (Vëzhgues) në KUR “ Prishtina”
2006 – 2007 Anëtar i Bordit Mbikëqyrës në NR “ Pastrimi”
Statusi familjar:  I martuar, baba i katër fëmijëve, jeton në Gadime të Ulët, Lipjan

Picture

Imri Ahmeti

PËRGATITJA SUPERIORE:Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës
PËRVOJA E PUNËS:
1994 – 1999: Profesor në Gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan;
1999 – 2000: Shef i Sektorit për Regjistrimin e Bizneseve në Kuvendin komunal në Lypjan
2000 – 2004: Shef i Inspektoratit në Kuvendin komunal në Lypjan;
2004 – 2007: Kryeshef Ekzekutiv në Kuvendin komunal në Lypjan;
2007 – 2008: Këshilltar Politik për Pushtet Lokal i Presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu;
2008 – 2010: Këshilltar i Lartë Politik i zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramë Manaj;
2010: Në qershor të vitit 2010 u zgjodh zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
AKTIVITETET POLITIKE:
1992 - 1999: Sekretar i Këshillit Komunal për Financim në Lypjan;
1994 – 1998: Anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Juristëve të Kosovës - Dega në Lypjan;
1995 – 1999: Anëtar i Kryesisë së Shoqatës Humanitare „Nëna Terezë”- Dega në Magure;
1998 – 1999: Anëtar i Këshillit të Emergjencave në Lypjan.
Aktualisht z. Ahmeti është anëtar i Kryesisë dhe Sekretar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lypjan dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Picture

KANDIDATRT NGA LDD-ja

Picture

Halit Gashi

Data e lindjes : 17-06-1966
Edukimi : Fakulteti Juridik
Karriera Politike : Anëtar i kryesisë së LDK- së dega ne Lipjan prej viti 1990 deri më 1998 .Pastaj sekretar i LDK-së dega ne Lipjan prej viti 1998 deri më 2002 aktualisht është kryetar i LDD dega ne Lipjan që nga data 14 shkurt 2007
Karriera e punës : Që nga viti 1993 deri ne vitin 2000 ka punuar sekretar ne shkollën fillore "Stjefan Gjegjovi " në Janjevë, gjithashtu ne periudhën 1992 -2000 ka qenë kryetar i komisionit komunal zgjedhor . Më pas që nga viti 2001 deri në vitin 2004 ka punuar në kuvendin komunal të Lipjanit në vendin e punës Kryeshef Ekzekutiv .që nga 2007 drejtor i Drejtorisë për Administratë tash aktualisht drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë.

VEREJTJE:Organizata Joqeveritare YAHR nuk mban asnje pergjegjesi per mos prezentimin e kandidateve nga subjektet tjera partiake, si mungese e mos dergimit te informacioneve tek ne nga ana e kandidateve per deputet ne Kuvendin e Republikes se Kosoves nga Komuna e Lipjanit.
Create a free website with Weebly